Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U largua duke qarë dhe me barelë, mësohet sa pritet të mungojë Medon Berisha

Shkruar nga NEWSPORT
U largua duke qarë dhe me barelë, mësohet sa pritet të
Berisha duke dalë nga fusha

Medon Berisha ishte i pafat disa ditë më parë, në sfidën që Lecce fitoi 1-0 ndaj Pisa. Një duel, ku mesfushori i Kombëtares pësoi një dëmtim dhe u detyrua të linte fushën e ljës.

Në momentin që talenti kuqezi po linte fushën e lojës shpërtheu në lot, ndërsa me ndihmën e barelës doli nga fusha e gjelbërt. Pamje këto që shqetësuan dhe alarmuan stafin e Lecce dhe të Kombëtares, por fillimisht duket se futbollisti nuk ka një dëmtim shumë serioz.

Nga sa mësohet, pas vizitave të para nga stafi mjekësor i skuadrës, futbollisti ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentin kryesor të gjurit. Një dëmtim ky që e mban futbollistin gati 1 muaj larg fushës së lojës. Gjithsesi futbollisti në ditët në vazhdim do t’u nënshtrohet edhe kontrolleve më të detajuara, për të mësuar saktësisht edhe shkallën e dëmtimit.

Poll

Lexo gjithashtu