
Joi Xheto Nuredini
Joi Xheto Nuredini po arrin që ndeshje pas ndeshje të jetë pjesë e skuadrës A të Genoas. 17-vjeçari është grumbulluar nga trajneri, Patrick Viera për duelin me Lazion.
Genoa do të presë Lazion në orën 18:30, duel i vlefshëm për javën e 33-të të Serie A. Shqiptari do të jetë në stol, duke pritur që të marrë minuta në derbin kundër Hysajt.
Falë paraqitjes së tij me ekipin e Genoas U-20, ku ka shënuar gola vendimtarë dhe të rëndësishëm për skuadrën, Nuredini ia ka dalë më së miri të tërheqë edhe vëmendjen e stafit të skuadrës A.
Siç dihet shtatlarti është një futbollist që është formuar te akademia e Genoas. Tashmë si një 17-vjeçar pret edhe debutimin e tij me skuadrën e parë.
Poll