Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Titullar në dy sfidat e Nations League, Marash Kumbulla: Kalova ditë të bukura, besojmë te aftësitë tona

Shkruar nga NEWSPORT
Titullar në dy sfidat e Nations League, Marash Kumbulla: Kalova ditë
Kombetarja shqiptare

Marash Kumbulla ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të Kombëtares në dy ndeshjet e nations League. Mbrojtësi së bashku me Ardian Ismajlin zëvendësuan më së miri Gjimshitin dhe Ajetin, të dy të dëmtuar.

24-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka shkruar se ka kaluar ditë të bukura me Kombëtaren, ndërsa ky grup lojtarësh është vërtet i jashtëzakonshëm. Ndër të tjera shpehet i bindur se ekipi do të arrijë rezultate pozitive në ndeshjet e muajit tetor dhe se do të ecin lart me aftësitë që kanë.

“Sa ditë të bukura kalova me Kombëtaren time dhe me këtë grup djemsh të jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur me paraqitjen, por jo për rezultatin e djeshëm, kemi ende ndeshje të rëndësishme në Nations League që mund dhe duhet t'i fitojmë. Ecim përpara të bindur në aftësitë tona! Forca Shqipëria ????????”, ka shkruar mbrojtësi.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 2-1 ndaj Ukrainës në transfertë, ndërsa u mposht 1-0 nga Gjeorgjia në “Air Albania”. Pas 2 ndeshjeve kuqezinjtë mbajnë vendin e 2-të në grupin B1 të Nations League me 3 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga