
Arlind Ajeti
Arlind Ajeti mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj merkatoje. Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare ka oferta nga disa ekipe.
Aktualisht 30-vjeçari ëhstë pjesë e CFR Cluj në kampionatin rumun . Për shërbimet e tij janë 3 ekipe që kanë interes, teksa emrat e skuadrave nuk bëhen të ditura.
Sipas “Pro Sport” bëhet me dije se skuadrat që kërkojnë Ajeti janë nga Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Arabia Saudite. Siç duket paraqitjet pozitive të Ajetit me Kombëtaren në Euro 2024 e kanë kthyer atë në qendër të merkatos. Mbrojtësi luajtir titullarë në të 3 sfidat, duke u vendosur kështu përkrah Berat Gjimshitit.
Poll