
Arbnor Muja ishte protagonisti kryesor dhe pa më të voglin dyshim, Lojtari i Ndeshjes në sfidën mes Hatayspor dhe Samsunspor të fituar 0-3 nga ekipi i tij.
Futbollisti dardan shënoi golin e parë në minutën e 36’, një incursion personal fantastik duke dribluar mes 2 kundërshtarëve e më pas dërgon topin në cepin e rrjetës. Një aksion thuajse identic edhe në golin e dytë, teksa kësaj here ishte asistuesi për sulmuesin Mouandilamadji që e kishte mjaft të lehte të shtynte topin drejt rrjetës.
Gol e asist që i dha atij notën më të lartë, 9.2 nga SofaScore. Kjo notë jo vetëm e vendos Mujën në formacionin e javës në Turqi, por e rendit edhe si lojtarin e 9-të më të mirë në botë për këtë javë futbollistike.
Muja i dërgon kështu një sinjal të qartë Sylvinhos i cili nuk e ftoi as në Europian e as në ndeshjet e shtatorit ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë për Nations League. Gjithashtu, tekniku brazilian as nuk e përmendi mungesën e tij në konferencën e sotme për shtyp.
Top 10 e javës:

Formacioni i javës në Turqi: