Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët në ndeshjen e sotme që Lazio fitoi në Kupë përballë Napolit. Ndeshja e vlefshme për raundin e 1/8-ave, përfundoi 3-1 në favor të lacialëve.
Media e njohur italiane si “Tuttomercato” e vlerëson maksimalisht këtë peformancë të 30-vjeçarit nga Shkodra. Duke i dhënë notën e lartë, 7, media e njohur shkruan:
“Nuk kua luajtur prej shumë kohësh, nuk do ta mendonit kështu. Top i rëndësishëm për Pedro te penalltia e fituar dhe nisja e aksionit për golin e dytë. Surpriza e këndshme e mbrëmjes”.
Një rikthim mjaft pozitiv për Hysajn, që tregon se gjatë kësaj kohe nuk ka qëndruar, por është stërvitur për të rikapur formën optiame.
Poll