
Armando Broja
Kombëtarja shqiptare mori një fitore të lehtë në “Arenën Kombëtare” mbrëmjen e djeshme. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho triumfuan me rezultatin 3-0 përballë Andorrës.
Një nga protagonistët kryesorë në këtë ndeshje ishte sulmuesi, Armando Broja. Ylli i Shqipërisë dhe Everton shkëlqeu në fushën e lojës, ku performancës së tij i shtoi edhe një asist, të cilin e dha në golin e dytë të shënuar nga Rey Manaj.
Ndërkohë që para pak minutash, Broja ka reaguar në rrjetet sociale. “I lumtur që kthehem”, shkruan 23-vjeçari në rrjetet sociale, duke treguar që është tepër i gëzuar kur luan me Kombëtaren shqiptare.
View this post on Instagram
Poll