Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shokë skuadre në klub, sulmuesi i Azerbajxhanit i bindur për Muçin e Hoxhën: Çunat e mi do të shkatërrojnë në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Shokë skuadre në klub, sulmuesi i Azerbajxhanit i bindur për
Arber Hoxha, Mahir Emreli, Ernest Muci

Mahir Emreli ishte rreziku kryesor i Azerbajxhanit në miqësoren e djeshme përballë Shqipërisë. Edhe pse nuk arriti të shënonte, ai vuri nën presion disa herë prapavijën kuqezi. E megjithatë, në fund Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin 3-1 falë golave të Bajramit, Manajt e Laçit.

Ndeshja e mbrëmshme ishte edhe si një takim mes tij dhe dy futbollistëve shqiptar, Ernest Muçi e Arbër Hoxhën. Me fantazistin e Besiktas ka luajtur së bashku gjatë kohës së Legias, ndërsa me anësorin dardan janë aktualisht pjesë e Dinamo Zagreb.

Nuk mund të mungonte një përshëndetje miqësore mes shokësh teksa bomberi azer ka postuar një foto në Instagram ku bekon dyshen kuqezi para Euro 2024.

“Çunat e mi do të shkatërrojnë në Euro 2024”, shkruan Emreli.

Shokë skuadre në klub, sulmuesi i Azerbajxhanit i bindur për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga