Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi në limit për t’i dhënë 3 pikët Austin, Myrto Uzuni: Fitorja është shumë e rëndësishme, kaq e thjeshtë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi në limit për t’i dhënë 3 pikët
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni shumë shpejt është kthyer në një lider te Austin në MLS. Sulmuesi po arrin të shënojë gola vendimtarë për skuadrën e tij dhe menjëherë ka marrë rolin e një lojtari kyq.

Goli i fundit i shëuar ndaj Seattle Sounders, i dha fitoren 2-1 Austin. Goli i shqiptarit erdhi në limitin e kohës, në minutën e 90+6 të shtesës dhe në këtë mënyrë mori akoma më shumë rëndësi.

Beratasi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një foto të tij momentit të festimit të fitores. Lideri i Kombëtares ka shkruar se për të më shumë rëndësi ka fitorja e ekipet se sa çdo gjë tjetër, teksa të gjitha kamerat janë drejtuar nga shqiptari.

“Fitorja është shumë e rëndësishme për mua, kaq e thjeshtë”, ka shkruar Uzuni në “Insta-Story”, duke i dhënë akoma më shumë rëndësi ekipit se sa arritjeve të tij personale.

Shënoi në limit për t’i dhënë 3 pikët
 

 

Poll

Lexo gjithashtu