Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rikthimi në “makthet” e Serbisë, ja dy lojtarët e “mbijetuar” nga ndeshja e 2014-ës

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi në “makthet” e Serbisë, ja dy lojtarët e
Serbi - Shqipëri, 2014

Ndeshja Serbi – Shqipëri e datës 14 tetor 2014 do të mbetet gjatë në memorjen e tifozëve shqiptar për atë çka ndodhi në stadiumin e Partizan Beograd. Nga fyrjet te grushtat e kërcënimet me jetë, një situatë që “trazoi” jo vetëm sportin.

Pas gati 11 vitesh, Kombëtarja jonë do të udhëtojë sërish në Serbi, por kësaj radhe jo më në Beograd, por Leskovac. Nga ai takim i 2014-ës, vetëm dy lojtar kanë “mbijetuar”.

Në kampin e Shqipërisë është Elseid Hysaj, ishte titullar në linjën e mbrojtjes. Ndërsa në radhët e serbëve, bëhet fjalë për Aleksandar Mitrovic, por ky i fundit gjendej në stolin e rezervave.          

Poll

Lexo gjithashtu