
Mario Mitaj ndeshje pas ndeshje po arrin të shkëlqejë dhe të mahnitë në Arabinë Saudite. Edhe ditën e djeshme në sfidën që Al Ittihad triumfoi 2-0 ndaj Al Fateh, mbrojtësi i Kombëtares asistoi për Fabinho.
Pas ndeshjes paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7.7, teksa në fushë si gjithmonë luajti për 90-të minuta, duke qenë fantastik. Falë formës së tij mjaft të mirë, Mitaj ka arritur të bëjë për vetë të gjithë tifozët.
Pas kësaj sfide, ku vlerësimet për të nUk munguan, talenti kuqezi ka reaguar në rrjetet sociale. 21-vjeçari falenderon të gjithë për mbështetjen, ndërsa shpehet i lumtur për fitoren e ekipit.
“Fitore e rëndësishme. Fryma e mirë ekipore vazhdon. Faleminderit për mbështetjen e mahnitshme”, ka shkruar mbrojtësi.
View this post on Instagram