Arbër Hoxha
Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha mori dëmtim të tmerrshëm në minutën e 86 të ndeshjes Gorica – Dinamo Zagreb (0 – 2), teksa lojtari rival i ndërhyri ashpër nga mbrapa.
Anësori 27-vjeçar u largua nga fusha me barelë. Edhe pse ende nuk ka një diagnozë të qartë nga klubi kroat, Hoxha ka befasuar.
Ai nuk ka bërë asnjë reagim mbi shkallën e dëmtimit apo sa kohë do jetë jashtë fushave, por ka postuar në “story”-in e “Instagram” fitoren e kryeqytetasve.
Duhet thënë se shqiptari po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e demostruar me çmimin prestigjioz “Lojtari i Muajt” në shtator dhe tetor.
"Story" i Arbër Hoxhës në "Instagram"
Poll
