
Etrit Berisha
Dita e sotme është shumë e veçantë dhe e rëndësishme për një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Etrit BErisha ditën e sotme feston ditëlindjen.
Gardiani i portës ka mbushur sot 36 vjet dhe urimet për të janë të shumta. Një prej tyre vjen edhe nga FSHF-ja.
“Etrit Berisha gëzuar ditëlindjen, u bëfsh 100-vjeç”, shkruhet në postimin e Federatës.
Kujtojmë se Berisha ka munguar në grumbullimet e fundit me Kombëtaren dhe kur jemi vetëm pak ditë nga grumbullimi i kuqezinjve për duelet me Anglinë dhe Andorrën, pritet të shihet nëse gardiani i portës do të jetë një nga të përzgjedhurit e Sylvinhos për kualifikueset e Kupës së Botës.
Poll