Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nuk është Messi apo Cristiano Ronaldo, sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti befason me “frymëzuesin” në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk është Messi apo Cristiano Ronaldo, sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti
Messi, CR7 dhe Anis Mehmeti

Sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti po përjeton formë fantastike te ekipi i Bristol City në Championship-in anglezë. Pas 17 ndeshjesh me skuadrën e mësipërme, 24-vjeçari shqiptar numëron 5 gola dhe 6 asiste.

Në kanalizn zyrtar të klubit, Mehmeti ka treguar edhe lojtarin që e frymëzon, duke çuditur jo pak: “Çfarë më frymëzon? Eden Hazard, Neymar dhe Philippe Coutinho ishin lojtarët e mi të preferuar në fëmijëri.

Jo se u ngjaj, por më pëlqenin t’i shikoja. Futbolli është argëtim. Këta lojtarë argëtonin tifozët dhe fitonin ndeshjet, sikurse unë dua të bëj të njëjtën gjë. Unë dua të fitoj dhe të tregoj se jam i aftë ta bëj këtë.

Shikoj shumë futboll, veçanërisht Premier League. Shokët e skuadrës më ngacmojnë për këtë, por unë kam qenë gjithmonë i tillë. Futbolli më ka dhënë shumë dhe e dua atë”.

Poll

Lexo gjithashtu