
Frederic Veseli ka debutuar ditën e djeshme në Serie B pas largimit nga Egnatia. Shqiptari luajti në sfidën e mes Sudtirol dhe Catanzaro.
Futbollisti i Kombëtares u aktivizua nga e para në sfidën e ligës së dytë në Itali. Mbrojtësi nuk u zëvendësua dhe e mbylli takimin në rolin e tij të preferuar në qendër të mbrojtjes. Ish-i i rrogozhinasve u largua pas rikthimit në Shqipëri dhe sërish e gjeti veten në futbollin europian.
Veseli në qytetin e ftohtë të Sudtirol mban numrin 34 dhe në barazimin 1-1 ndaj atyre nga Calabria mori notën e mirë 6.9 në një mbrojtje tipike apenine me 3 në prapavijë.
Legjioanri foli në mbrëmje në OraSport për arsyet që e bindën të vishte fanelën e Egnatias dhe falenderoj presidentin Demrozi për mundësinë që i dha të ringrihej pas një kohe të vështirë në karrierë.
