Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

NOTA/ Vendimtar për 30 minuta lojë, Elseid Hysaj vlerësohet maksimalisht për impenjimin

Shkruar nga NEWSPORT
NOTA/ Vendimtar për 30 minuta lojë, Elseid Hysaj vlerësohet
Elseid Hysaj

Lazio u mpsoht 1-2 në shtëpi nga Fiorentina pak më parë, po ajo që bie në sy është paraqitja e mbrojtësit shqiptar.

Elseid Hysaj u inkuadrua në minutën e 66-të të takimit në vend të Pellegrinit dhe më pas u bë deciziv. Legjionari u vlerësua me notën 7.6 për diku tek 30 minuta lojë vetëm sespe asistoi në realizimin e vetëm të ndeshjes për lacialët.

Lojtari kuqezi me numrin 23 në shpinë pas një goditjeje këndi, asistoi me kokë shokun e repartit. Hysaj kërceu më lartë se mbrojtësit viola që po e markonin. Malazei më pas e shfrytëzoi këtë “pasim” të futbollistit të Kombëtares për të shënuar.

Tekniku Baroni u pa mjaft i gëzuar nga veprimi atletik i shqiptarit, pas festimit të shënimit. Elsedi vetë festoi duke u larguyar për në gjysëmfushën e Lazios, në mënyrë që loja të rinsite sa më shpejt me shpresën e baarzimit.

Ndoshta ka ardhur momenti, që tekniku i kryeqytetasve ta shohë anësorin kuqezi me tjetër sy pas paraqitjeve në Kupë, Serie A dhe Europa League me çaste vendimtare.

Goli i Marusic, asisti i Hysajt

NOTA/ Vendimtar për 30 minuta lojë, Elseid Hysaj vlerësohet
Nota e Hysajt

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga