
Nedim Bajrami luan sot me Rangers në ligën skoceze kundër Dundee. Legjionari ishte i ftuar ditën e djeshme në konferencën për shtyp për të folur para këtij takimi dhe me shumë gjasa do ta nis nga e para takimin.
Shqiptari është përshtatur mjaft mirë me blutë dhe po luan në një pozicion të volitshëm si ai i numrit 10-sh. Vetë lojtari kuqezi në fjalën e tij dje ka thënë se skuadra po rritet dhe se ndihet komod si me rolin në ekip, ashtu edhe me kolegët e repartit të shënimit të golave.
Bajrami rrallëherë ka qendruar jashtë 11-shes pasi është një “yll” i skuadrës nga Glasgou. Ndaj edhe sot pritet që vëmendja të jetë mbi të, edhe pse Rangers gjendet mjaft larg Celtic dhe ëndrra titull duket thuajse mision imagjinar.
