Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nedim Bajrami i ftuari i Rangers në konferencë analizon kampin legjendar skocez: Po rritemi, kemi axhendë të ngjeshur për festa

Shkruar nga NEWSPORT
Nedim Bajrami i ftuari i Rangers në konferencë analizon kampin
Bajrami

Rangers ka mbajtur konferencën e zakonshme të shtypit në prag të sfidës së ardhshme në kampionatin skocez SPFL, kundër Dundee.  Ajo që nuk ka qenë e zakonshme është prania e Nedim Bajramit.

Shqiptari ka folur në krahë të teknikut belg të klubit blu. Legjionari beson se skuadra është duke u rritur javë pas jave, ndërkohë që axhenda vjen duke u ngjeshur për atmosferat festive, ku futbolli nuk ndalet kurrë në Britani.

“Të gjithë lojtarët janë gati të luajnë dhe ata trajnohen përditë që të bëjnë më të mirën e tyre. Duam të japim maksimumin për tifozët dhe klubin.

Po rritemi dita-ditës. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. E dimë që kemi shumë sfida përpara në një periudhë të ngjeshur e festive, por ekipi po merr formë”, u shpreh Bajrami.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga