Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Na duhet fat”, Ernest Muçi shpreh pakënaqësitë: E vështirë të luaj jashtë pozicionit tim

Shkruar nga NEWSPORT
“Na duhet fat”, Ernest Muçi shpreh
Ernest Muçi

Ernest Muçi vazhdon të jetë protagonist në Turqi te skuadra e Besiktas, pavarësisht se ndaj tij ka shumë kritika. Ditën e djeshme ndaj Rizespor, sulmuesi shënoi një gol fantastik, duke i dhënë barazimin 1-1 skuadrës së tij.

Një gol që e çon në kuotën e 4 realizimeve në këtë sezon të vështirë për të, ku po luan shumë pak minuta. Pas kësaj sfide ka folur ish-i i Tiranës, i cili padiskutim është i pakënaqur me situatën që po kalon, ndërsa një pjesë të fajit ia vendos edhe faktit që e ka të vështirë të luajë jashtë pozicionit të tij natyral.

“Nuk jemi të lumtur. Ne dalim gjithmonë në fushë për të fituar. Ne duhet të japim më shumë, duhet të jemi dyfish më të mirë. Vetëm në këtë mënyrë në mund të kthejmë situatën. Ne na duhet të luajmë më shumë si skuadër dhe na duhet edhe pak fat. Duhet të vazhdojmë të punojmë.

Si sulmues krahu? Është e vështirë për mua të luaj jashtë pozicionit tim, por po mundohem të përshtatem. Unë do të dëshiroja të luaja ku ndjehem më mirë, por të ndihmoj skuadrën është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar lojtari i Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga