Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Moment i paharrueshëm", ish-i i Sopotit për golin në Kupën e Francës: Më komplimentoi trajneri i Parisit

Shkruar nga NEWSPORT
"Moment i paharrueshëm", ish-i i Sopotit për golin në
Kevis Gjeçi

Kevis Gjeçi shënoi gol ndaj PSG në Kupën e Francës. Shqiptari foli në OraSport rreth këtij momenti ikonik dhe të paharrueshëm në Francë.

Sulmuesi luan në kategorinë e 5-të me një ekip aspak të njohur si Espaly. Mirëpo, ish-i i Sopotit arriti majat në vendin europian pasi i realizoi parisienëve në një takim të transmetuar anembanë botës dhe me shikueshmëri të lartë për shkak të kampionëve të Ligue1.

Lojtari që dikur luante në Librazhd festoi me shqiponjë pas golit duke shpalosur simbolet kuqezi në ekran për të cilat shpreh krenari dhe ambicie për Kombëtaren. 

“Goli ndaj Parisit nuk mund të them që ishte i parashikuar. Nuk e mendoja që do të shënoja. Ishte një moment i paharrueshëm. Kur je në tunel e sheh që ke përballë futbollistë të kalibirt të lart, por në fushë harron se kë ke përballë. Aty rëndësi merr vetëm fitorja.

Mora kompliment nga Luis Enrique, trajneri i PSG.

Karriera ime filloi qysh sa u largova nga Shqipëria, sot jam me letra franceze dhe në futboll jam ngritur si nivel”, u shpreh Gjeçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga