
Mirlind Daku po shkëlqen në Rusi dhe kjo po reflektohet dhe tek klub i i tij. Rusët e Rubin Kazan kanë përfituar nga ecuria e shqiptarit duke rritur performancën e duke u shpërblyer me çmime.
Në vendin lindor janë shpërndarë çmimet për vitin 2024. Presidenti i klubi të kuq të bomberit legjionar është shpallur si njeriu i vitit në futbollin rus. Marat Safiullin është nderuar nga organizatorët me këtë trofe iindividual, po që arrihet falë punës ekipore.
Rubini ndodhet në mes tabele dhe marrja e çmimit prestigjoz është një arritje e madhe për një skuadër të vogël në krahasim me të mëdhat e ligës si CSKA, Zenit apo Dinamo. Mirlindi ka një dorë të madhe këtu, duke pasqyruar vlera të jashtëzakonshme si imazh për skuadrën e Kazanit.
Марат Сафиуллин стал руководителем года в области физкультуры и спорта в Татарстане ???????????? pic.twitter.com/86WDwMg5nP
— «Рубин» Казань (@fcrk) December 24, 2024