Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lazio i kërkon 'falje' Elseid Hysajt, mbrojtësi shqiptar sërish në fushë kundër ish-klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio i kërkon 'falje' Elseid Hysajt, mbrojtësi shqiptar
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka kohë që nuk përfshihet në listën e lojtarëve të Lazios. Sot është marrë një kthesë dhe tekniku i lacialëve ka bërë prapa kthehu duke e përfshirë dhe legjionarin në skuadër.

Shqiptari i ‘shqiponjave’ është stërvitur rregullisht me klubin roman, edhe pse aktivizimi ka qenë i pamundur. Hysaj të gjithë pjesën e parë të sezonit e ka parë veten jashtë ekipit, si në Itali edhe në Europë.

Marco Baroni ka ndërruar mendjen për lojtarin e Kombëtares, që e shikon veten përsëri pjesë të skuadrës blu. Lazio mund edhe të vendos t’a hedhë në fushë mbrojtësin shqiptar, pasi këtë e konfirmoi dhe vetë italiani në konferencë.

Anësori kuqezi e pret shansi i ‘artë’ i vërtetimit se sa vlen në sytë e publikut italian, pikërisht ndaj ish-skuadrës , Napolit. Një sfidë emocionuese për Hysajn që kaloi shumë vite të mira dhe në nivel goxha lartë në radhët e napoletanëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga