Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

La Kosovën për Shqipërinë, mesfushori i Kombëtares i “zhduk” 550 mijë euro klubit të Superligës (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
La Kosovën për Shqipërinë, mesfushori i Kombëtares i
©GazetaTema Etnik Brruti

Mesfushori qendror Etnik Brruti vendosi në në maj të vitit 2025-të për të kaluar nga moshat e Kosovës te ato të Shqipërisë. Ndërsa me Kombëtaren U-21, ai numëron 2 gola në 8 ndeshje, pavarësisht se është mesfushor.

22-vjeçari bën pjesë te ekipi i Malishevës në Superligën e Kosovës, duke bërë mjaft mirë, ndonëse ekipi nuk iu është “përgjigjur” me rezultate të qëndrushme.

Sipas “AlbanianScot”, Brruti e ka marrë vendimin që të largohet nga Malisheva në verë, periudhë kur i skadon kontrata dhe do t’i bashkohet Rijekës në Kroaci.

Nëse raportimi është i vërtetë, do të ishte “goditje” për ekipin aktual, pasi vlera e lojtarit në fjalë sipas “Transfermarkt” arrin në 550 mijë euro. Për legjionarin, ky do të ishte hap i rëndësishmë në karrierë.        

       

 

Poll

Lexo gjithashtu