
Për pak javë do të nisin edhe kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Sylvinho dhe stafi i tij prej kohësh tashmë kanë thuajse ndjekur çdo lojtar nëpër stadium, duke parë më nga afër gjendjen e tyre.
Gjatë kësaj periudhe ka patur disa dëmtime, por që fatmirësisht janë rikthyer shumë shpejt. Ndërkohë të gjithë tifozët janë sy e veshë nga Armando Broja. Sulmuesi për fat të mirë është drejt rikuperimit dhe me shumë gjasa pritet që gjithçka të marrë fund në javën e parë të marsit.
Në fillim vihej në dyshim gatishmëria e tij për duelet e Kombëtares, por tashmë me shumë gjasa do të mund të jetë i gatshëm për Sylvinhon . Gjithsesi fjalën e fundit do të japin mjekët e Kombëtares para dueleve me Anglinë në “Ëembley” dhe me Andorrën në “Arenën e Demave”.