
Segerso Geci është padiksutim një nga mbrojtësit më të mirë në Kategorinë e Parë, i cili po stërvitet me Kombëtaren nën urdhrat e Sylvinhos. 23-vjeçari ka fituar besimin e brazilianit me paraqitjet e tij në stërvitje dhe tashmë me kuriozitet pritet të shikojmë nëse do të jetë një ndër të grumbulluarit në muajt e ardhshëm.
Geci luan me Vorën në Kategorinë e Parë, ku është edhe një lojtar fiks për formacionin e Arian Bellaut. Pikërisht klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku në foto duket Geci me fanellën e Komnbëtares duke u stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve.
Klubi i Vorës ka menduar të motivojë akomë më shumë futbollistin e saj ndërsa i ka dedikuar disa fjalë. “Një ditë ëndrrat bëhen realitet”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram