
Arbër Hoxha është një futbollist që ka cilësi shumë të mira dhe kjo është e padiskutueshme. Lojtari kuqezi ka rënë në vëzhgimin e legjendës së Turqisë, Arda Turan.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Atletico Madrid, si dhe Galatasarayt tashmë është trajner në ligën turke. Eyupsor është një klub i vogël, i cili këtë vit me ngjitjen në Superligën turke ka investuar shumë, që nga afrimi i ish-it të kombëtares turke për të marrë drejtimin e skuadrës.
Sipas medias së njohur Fanatik, një nga dëshirat më të zjarrta të teknikut të klubit të vogël nga Stambolli është futbollisti i Kombëtares. Dëshirën për të marrë nën urdhëra “yllin” e Dinamo Zagreb, Turan ia ka komunikuar dhe pronarëve të skuadrës.
Sulmuesi i kroatëve po kalon një super formë në këtë fillim vit. Hoxha ka gjetur gola në miqësoret e para të vitit të ri dhe ka bërë shumë mirë me kampionin e Botës në stol, Fabio Cannavaro. Mbetet për t’u parë nëse klubi dalmat do ta lërë të lirë shqiptarin për të shkuar në ligën e Rey Manajt.
