Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U dha “leksion” yjeve të Anglisë në mes të Tiranës, REAGON Arbër Hoxha

Shkruar nga NEWSPORT
U dha “leksion” yjeve të Anglisë në mes të
Arbër Hoxha

Trajneri Sylvinho i besoi në linjën e majtë të sulmit Arbër Hoxhës ndaj Anglisë dhe bëri shumë mirë. Anësori 27-vjeçar zhvilloi ndeshje për t'u “varur në kornizë”.

Pavarësisht se humbi shansin e “artë” përballë portierit Henderson, ai e ktheu korsinë e tij në “autostradë”, i pakapshëm për mbrojtjen rivale.

Një ditë pas duelit në fjalë, ku u mposhtëm 0 – 2, aty ku vendosi dopieta e Harry Kane, Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale: “Gjithmonë nder dhe krenari”, shkruan sulmuesi i Dinamo Zagreb.

Shqipëria do të pres me kërshëri datën 20 nëntor, ku do të mbahet shorti për fazën “play-off” për Kupën e Botës 2026. Për Kombëtaren është historike pjesëmarrja në të tillë nivel, e padëgjuar më parë.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Hoxha (@arberhoxha_9)

         

Poll

Lexo gjithashtu