Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Ishte e lehtë zgjedhja e Shqipërisë", Frederik Veseli: Marrëveshja me Serie A? Diçka mjaft pozitive

Shkruar nga NEWSPORT
"Ishte e lehtë zgjedhja e Shqipërisë", Frederik Veseli:
Frederic Veseli

Edhe pse Igli Tare ishte një nga kandidatët për të marrë rolin e drejtorit sportiv te Napoli, këta të fundit janë shumë pranë përfundimit të marrërveshjes me Giovanni Manna. Ky i fundit e njeh mirë futbollin italian, por jo vetëm, pasi më parë ka punuar te Lugano në Zvicër së bashku me futbollistin shqiptar Frederik Veselin. Ky i fundit në një intervistë të fundit, ka folur pikërisht për drejtorin sportiv Manna, por edhe për tema të tjera.

“Manna e njeh shumë mirë futbollin italian. Besoj se te Napoli do të përziejë lojtarë të rinj me ata me përvojë. Mendoj se në të ardhmen do të jenë në gjendje që të shesin lojtarë. Kur e kisha te Lugano kishim një marrëdhënie miqësore. Sa i përket raportin me De Laurentisin, them se do të jetë një bashkëpunim pozitiv”, është shprehur Veseli fillimisht.

I pyetur më pas për zgjedhjen e Kombëtares shqiptare edhe pse ai ka lindur në Zvicër, Federik Veseli thotë:

“Ishte një zgjedhje shumë e lehtë. Prindërit e mi janë shqiptarë dhe unë isha te United. Ekipi i Zvicrës U-21 dhe as ekipi i parë nuk më thirrën. Në atë moment mora ftesë nga Shqipëria. Isha në periudhë të vështirë me dy huazime, por kur po luaja në Zvicër rregullisht, Shqipëria më thirri sërish dhe nuk u mendova dy herë”, shton ndër të tjera mbrojtësi kuqezi.

Gjithashtu nuk kishte si të anashkalohej tema e rregullit të ri në Serie A, ku lojtarët shqiptarë nuk do të konsiderohen më të huaj. Për këtë temë, Veseli thotë se është një marrëveshje mjaft pozitive për lojtarët shqiptarë.

“Është një marrëveshje shumë pozitive për lojtarët tanë. Më parë ata nuk mund të hynin dot në futbollin europian për shkak të kufizimeve, por tani Italia e ka pranuar këtë marrëveshje, me shpresën që ta bëjnë edhe ligat e tjera kryesore”, mbylli fjalën e tij Veseli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga