Armando Broja
Impakti i Armando Brojës te ekipi i Burnley gjatë ndeshjeve të fundit ka filluar të ndjehet në “nota” thelbësore. Jo vetëm që i ka marrë pozitën e titullarit “rivalit” Flemming në skuadër, por po jep edhe rezultat në fushë.
Përgjatë 3 ndeshjeve të fundit, Broja ka 1 gol dhe 1 asist, protagonist në sulm. Mungesa e minutazhit dhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar në rendimentin e shqiptarit, por ky “skenar” tashmë i përket të shkuarës.
Kohë e gjatë pa e parë 24-vjeçarin me këtë dëshirë, ritëm dhe “uri” në fushën e blertë. Ndeshja e radhë për Burnley dhe shansi që Armando Broja të “tund” rrjetën mike është kundër Brighton në transfertë, data 3 janar.
Poll
