
Etrit Berisha
Etrit Berisha është bërë baba për herë të parë. Portieri i Kombëtares shqiptare merr kështu lajmin e mirë, duke u gëzuar me lindjen e një djali. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha me anë të një postimi në Instagram.
“Mirsevjen biri im Edgar, lumturia e mamit dhe babit, qofsh përjetë i bekum”, shkruan gardiani kuqezi, ku krah shkrimit është edhe foto e djalit të vogël të porsalindur.
Një ogur i mirë për 35-vjeçarin, me këtë të fundit që pret që djali t’i sjellë fat në Euro 2024, kompeticion në të cilin Berisha do të shkojë së bashku me Shqipërinë pse jo për t'i surprizuar të gjithë.
View this post on Instagram