Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FSHF-ja nxjerr STATISTIKAT, një mesfushor me saktësinë më të madhe në pasime

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja nxjerr STATISTIKAT, një mesfushor me saktësinë më
Kombëtarja shqiptare

FSHF ka zbuluar një tjetër statistikë sa i takon futbollistëve të Kombëtares shqiptare gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Futbollisti me saktësinë më të madhe të pasimeve është një mesfushor.

Bëhet fjalë për Ylber Ramadanin, i cili ka një saktësi rej 96.67%, ndërkohë pas tij vjen kapiteni, Berat Gjimshiti me 94%.

Me 1 % më pak e ndjek Mario Mitaj, i cili si gjithmonë në krahun e tij është një lider. Edhe Julian Shehu ka një saktësi të lartë, me 91%, teksa Arlind Ajeti vjen më pas me 90.67%.

Pas tij renditen Qazim Laçi me 87.25%, Armando Broja me 87%, Kristjan Asllani me 85.75%, Arbër Hoxha me 84% dhe në fund Ivan Balliu  me 82%.

Ndërkohë kujtojmë se Kombëtarja shqiptare mbylli kualifikueset e Kupës së Botës në vendin e dytë me 14 pikë, duke siguruar për herë të parë edhe kualifikimin në "Play-off". Në këtë fazë do të përballet me Poloninë në muajin mars. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu