
Armando Broja duke u stërvitur në Tiranë
Pas aventurës në Euro 2024 me Kombëtaren shqiptare, Armando Broja i ka dhënë fund edhe pushimeve.
Sulmuesi kuqezi ka filluar menjëherë nga puna, për të qenë sa më në formë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Broja ka nisur stërvitjen në Tiranë, në një nga komplekset sportive të kryeqytetit.
Përsa i përket të ardhmes së tij, është akoma e paqartë. Nuk dihet ende nëse 22 vjeçari do të qëndrojë te Chelsea, apo do të largohet nga “Blutë e Londrës”.
Kujtojmë që Broja ka oferta të ndryshme nga Premier League dhe Serie A, nga klube si Everton, Wolves apo edhe Milan.
Poll