Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTOLAJM/ "Forca mik i dashur", Armando Sadiku inkurajon spanjollin që pezulloi karrierën prej kancerit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ "Forca mik i dashur", Armando Sadiku inkurajon spanjollin
Armando Sadiku

Kirian Rodriguez njoftoi largimin nga futbolli në një konferencë shtypi. Lojtari i Las Palmas ndau deklaratë emocionuese rreth tërheqjes momentale nga sporti që dashuron dhe pa i dhënë forcë e kurajo nuk ka ngelur as Armando Sadiku.

Legjionari në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë foton e spanjollit dhe i ka shkruajtur në gjuhën iberike “Mucha fuerza querido”. Rodriguez e ka pezulluar përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me kancer.

Pas lajmit të hidhur, sulmuesi elbasanas ka vendosur të mbështesë ish-kolegun pasi Kirian dhe shqiptari kanë qenë shokë ekipi tek ishullorët.

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares ka qenë pjesë e verdhebluve në La Liga para disa edicionesh, ndërsa futbollisti me sëmundje ka që në vitin 2019 aty.

Lojtari kuqezi që luan në Indi momentalisht nuk i harron shokët me të cilët ka ndarë momente nga karriera e gjatë nëpër klube të ndryshme dhe njëherë tjetër ka treguar zemrën e madhe që posedon.

FOTOLAJM/ "Forca mik i dashur", Armando Sadiku inkurajon spanjollin
Postimi i Sadikut

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga