Ilustrim: Hakan Calhanoglu - Berat Gjimshiti
Atalanta u mposht në “ruletën” e penalltive nga Lazio, duke mbyllur kështu llogaritë në Kupën e Italisë, pikërisht në fazën gjysmëfinale. Mirëpo, pas këtij dueli Berat Gjimshiti është vlerësuar.
Sipas mediumit të vlerësimeve të futbollistëve, “SofaScore”, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka bërë një performancë që vlerësohet me notën 7.8 Gjithashtu, Gjimshiti është vënë në “Formacionin e Javës”.
Ky formacion lidhet vetëm me performancat e lojtarëve në ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës. Aty, mbrojtësi i Atalantës dhe Shqipërisë, ndodhet krah emrave si Hakan Calhanoglu dhe Nico Paz.
"Formacioni i Javës" - Gjysmëfinalet e kthimit, Kupa e Italisë
Poll
