
Myrto Uzuni
Myrto Uzuni u largua nga Granada në merkaton e janarit për një aventurë të re në SHBA tek Austin. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi bën pjesë në ekip me një lojtar që ka origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për Besard Sabovic që rezulton me pasaportë suedeze. Një fotografi e shkrepur nga klubi i Austin në stërvitjen e ekipit mes Uzunit dhe Sabovic ka bërë bujë të madhe.
Sulmuesi fierak dhe mesfushori 27-vjeçar janë fotografuar ku shihen qartë duke formuar shqiponjën dykrenare me duar. Ky mund të jetë një sinjal i qartë i Sabovic për të veshur fanellën kuqezi. 27-vjeçari me origjinë maqedonase ka zhvilluar 2 paraqitje me Suedinë e moshave U-21.

Myrto Uzuni dhe Besard Sabovic
Poll