Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Nga dueli në Champions me Ronaldon tek përballja me Messin në Amerikë, Myrto Uzuni "euforik" në rrjetet sociale: Një jetë ëndrrash!

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Nga dueli në Champions me Ronaldon tek përballja me Messin
Myrto Uzuni - Leo Messi

Ndeshja mes Austin dhe Inter Miamit ishte e veçantë për Myrto Uzunin i cili u përballë në fushë me një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së futbollit, Leo Messin.

Në sfidën e cila u mbyll në barazimin 2-2, ku argjentinasi shënoi golin që solli dhe baraspeshën, Uzuni mundi të lërë gjurmë me paraqitjen e tij pozitive, edhe pse nuk ia doli të shënojë ose asistojë në këtë takim.

Për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare kjo ishte një ndeshje për kornizë. Të luash në fushë ndaj Messit është një ditë për t'u mbajtur mend për një kohë të gjatë dhe vetë Uzuni e ka shprehur këtë ndjesi të jashtëzakonshme në postimin e bërë publik në rrjetin e tij social në Instagram, teksa shkruan: "Nga një fëmijë pa asgjë! Në një jetë ëndrrash! Shumë netë duke ëndërruar!". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Myrto uzuni ???? (@myrto_uzuni)

Poll

Lexo gjithashtu