Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ I frymëzuar dhe në formë për sfidat e Kombëtares, Arbër Hoxha më i miri i ligës kroate

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ I frymëzuar dhe në formë për sfidat e Kombëtares,
Arbër Hoxha

Këtë fundjavë në Kroaci ka shkëlqyer Arbër Hoxha, i cili ia ka dalë mbanë të lërë gjurmë fantastike në ligën kroate.

Pas zgjedhjes si “Lojtari i Ndeshjes” nga Sofascore dhe po ashtu nga HNL, për sfidën ndaj Sibenik, tashmë legjionari zgjidhet dhe në “Formacionin e Javës”.

Shqiptari ka marrë notë fantastike në përfshirjen në 11-shenm e javës dhe nga sa shikohet, anësori kuqezi është kuotuar si më i vlerësuari i të gjithë kampionatit. Nota e Hoxhës është 8.2, e paarritshme nga skush tjetër sa i takon javës së 21-të.

Sulmuesi kuqezi shënoi dhe asistoi në takimin në shtëpi ndaj ish-klubit të Grezdës të premten. Futbollisti i Kombëtares u vu në lojë nga Cannavaro dhe e justifikoi atë, duke shënuar të dytin për blutë e Zagrebit dhe duke asistuar golin e tretë për kryeqytetasit.

 Në prag të ndeshjeve të Kombëtares muajin tjetër, Arbër Hoxha dërgon super sinjale dhe po kthehet në formën më të mirë që pas ardhjes në pankinë të ish-kampionit të Botës me Italinë.

FOTO/ I frymëzuar dhe në formë për sfidat e Kombëtares,
Arbër Hoxha në "Formacioni i Javës"

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga