
Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në Rusi. Legjionari shqiptar ka spikatur sërish në lidjen e ftohtë dhe kësaj radhe është vlerësuar me një mega notë.
Shqiptari vulosi fitoren e Rubin Kazan kundër Akron që në pjesën e parë. Sulmuesi i Kombëtares shënojë dopiet për 10 minuta, nga e 10-ta deri në minutën e 20-të.
‘Bomberi’ u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’ me një notë 9.5, ekstra e lartë. Kjo paraqitje i dha goleadorit dhe një vend në 11-shen e javës. Daku u përfshi në formacionin e javës në RPL, liga ruse.
Mirlindi është pjesë e ‘tredhëmbëshit’ të sulmit, i përfshirë si anësor, edhe pse luan qendërsulmues.
Futbollisti shqiptar nuk ka të ndalur me klubin rus, duke e mbajtur mes ekipeve më me emër si CSKA apo Dinamo e Moskës.

