
Frederic Veseli
Frederic Veseli ka folur pas suksesit ndaj Sampdorias. Legjionari këtë e ka bërë para mediave italiane.
Ish-i i Egnatias i gëzohet 3 pikëve në ligë e sidomos kundër një kundërshtari me emër në Serie A, si Sampdoria. Klubi i mbrojtësit shqiptar mposhti xhenovezët me shifrat 2-1. Kështu, Sudtirol me ish-in e Superiores arriti 3 pikë mjaft të arta në luftën për mbijetesë në Serie B.
"E ndjemë tensionin në fushë. Kjo fitore ishte thelbësore. Kemi punuar shumë për ta arritur.
Duhej të qëndronim të kthjellët, të përqendroheshim te loja jonë pa u ndikuar nga faktorët e tjerë. Trajneri na kërkoi të ruanim qetësinë", u shpreh Veseli.
Poll