Kristjan Asllani arriti të shpallet kampion me Interin në Serie A. Mesfushori i kombëtares ishte mori minutat e tij në derbin ndaj Milan, sfidë që u fitua nga zikaltërtit me shifrat 2-1.
Një sukses për talentin kuqezi që në këtë mënyrë vazhdon të korrë sukses me skuadrën e Interit. Padiksutim që diçka e tillë ka gëzuar çdo tifoz shqiptar, mes tyre edhe Armand Dukën. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet krenar për Asllanin, duke i uruar kështu edhe titullin kampion.
“Nder dhe krenari të shohim një lojtar të Kombëtares shqiptare të shpallet kampion në Serie A. Urime titullin kampion Kristjan Asllani!”, ka shkuar kreu i FSHF-së.
Poll