Ernest Muci
Ernest Muçi është “heroi” i Trabzonspor, me të cilët po shkëlqen në Turqi. Golat dhe asistet e sulmuesit shqiptar i kanë siguruar pikë të rëndësishme skuadrës turke.
Paraqitjet e ish-it të Tiranës janë në nivel të “yjeve” të Europës. Madje me statistikat e muajit dhjetor ecën krah për krah me Phil Foden dhe Kylian Mbappe. Kjo pasi kanë arritur të shënojnë nga 4 gola, ndërsa më larg se Muçi qëndrojnë Erling Haaland, Ferran Torres, Ekitike dhe Harry Kane, të cilët kanë shënuar nga 5 gola.
Statistika këto që tregojnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare po bën një sezon fantastik dhe tashmë për të po flitet kudo.
Poll
