
Marash Kumbulla është një nga lojtaret që pritet të jetë protagonist me kombëtaren shqiptare në Euro 2024. Mbrojtësi aktualisht është i fokusuar te grumbullimi me Kombëtaren, për për të në Itali vazhdon të flitet.
24-vjeçari ka mbyllur huazimin 6 mujor te skuadra e Sassuolos dhe është rikthyer te Roma. E ardhmja e tij sipas mediave italiane do të jetë të verdhekuqtë.
Daniele De Rossi synon ta mbajë në ekip, pasi mbrojtësi do të jetë një vlerë e shtuar për sezonin e ri. Një arsye e fortë që timonieri i verdhekuqve do ta mbajë në skuadër eshtë edhe pjesëmarrja e tij në Euro 2024.
Pavarësisht ulje-ngritjeve që lojtari ka treguar në pjesën e dytë të sezonit, sërish De Rossi beson tek aftësitë e tij. Gjithsesi pavarësisht gjithçkaje merkatoja mund të sjellë surpriza dhe pjesëmarrja në Euro 2024 mund të vendosë edhe pikat mbi “i” për 24-vjeçarin.