Cilësohej një ndër më të mirët e Superiores, Sherif Kallaku po shkëlqen edhe në Rumani. Mesfushori shqiptar prej 1 korrikut të vitit 2023 aktivizohet me ekipin rumun të Sepsit.
Paraqitjet e tij të mira në këtë sezon futbollistik do të shpërblehen. Burime për Newsport.al bëjnë me dije se mesfushori 26-vjeçar do të rinovojë edhe për 2 vite të tjera me klubin rumun, edhe pse kontrata e tij aktuale përfundon vitin e ardhshëm.
Kujtojmë që në këtë sezon, Kallaku është kthyer në një nga pikat kyçe në mesfushën e Sepsit, ku në 29 ndeshje ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.
Poll