Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti po përjeton formën më të mirë në karrierë, 8 gola dhe 6 asiste në 25 prezenca të Championship në Angli me Bristol. Lojtari i Kombëtares e nisi vitin e 2026 me gol.
24-vjeçari ka kontratë me klubin në fjalë deri verën, ndërsa ekziston mundësia që ai të largohet me parametra zero. Sipas raportimeve nga “Bristol City News”, bëhet me dije se një skuadër franceze, emri i të cilës nuk përmendet ka kërkuar informacion për sulmuesin shqiptar.
Interesimi në “letër” për shqiptarin nuk ka munguar, nga Premier League angleze e deri te Superliga greke, por ende pa bisedime konkrete mes palëve. Kartoni i Anis Mehmtit sipas “Transfermarkt” përkon me 10 milionë euro.
Transfer News ????️
— bristol city news (@BCFC_news_) January 3, 2026
An undisclosed French side has enquired about the availability of City attacker Anis Mehmeti . The Albanian forward has 8 goals and 6 assists this season and only has 6 months left on his contract. pic.twitter.com/BCMOZP90rb
