Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PAPRITUR/ 8.5 milionë euro për Ernest Muçin?! Klubit turk i duken shumë, ish-i i Tiranës gati të rikthehet në “shtëpi”

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ 8.5 milionë euro për Ernest Muçin?! Klubit turk i
Ernest Muçi kur ishte pjesë e Tiranës

Ernest Muçi është kthyer në çështje në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është momentalisht në huazim nga Besiktas te Trabzonspor. Ndërkohë që këta të fundit kanë të drejtën e blerjes, deri më 10 maj.

Shuma e plotë që klubi nga Trabzoni duhet të paguajë për shqiptarin, është 8.5 milionë euro, me 5 këste. Pikërisht deri më 10 maj, Trabzonspor duhet të derdhë në arkat e Besiktas, 2 milionë euro, për ta bërë të tijin Muçin.

Nëse shuma e caktuar nuk do të paguhet, ish-i i Tiranës do të rikthehet në “shtëpi”, tek Besiktas, klub i cili i zotëron kartonin. Megjithatë, gjasat që të qëndrojë te “Shqiponjat e Stambollit” janë tepër të vogla.

Me shumë mundësi, Muçi do të shitet diku tjetër, teksa të interesuarit nuk mungojnë. Deri më tani këtë sezon, 25-vjeçari shqiptar ka shënuar 13 gola dhe asistuar në 8 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu