
I pabesueshëm është lajmi që vjen nga Turqia. Futbollisti shqiptar ka refuzuar ftesën e Kombëtaren shqiptare për duelin me Serbinë.
Bëhet fjalë për Arda Okan Kurtulan, i cili luan me Goztepe. Sipas gazetarit turk Jagis Sabunkuglu bëhet me dije se 22-vjeçari i ka dhënë “JO” kuqezinjve.
Kjo pasi në Turqi, Kurtulan konsiderohet si një futbollist vendas dhe për shkak të numrit të të huajve që duhet të luajnë në një skuadër, ka preferuar t’i thotë “JO” Shqipërisë për ta ndjerë vetën turk dhe për të luajtur me Goztepes.
“Speciale. Arda Okan Kurtulan, i cili vesh fanellën e Goztepes, është ftuar nga përfaqësuesja e Shqipërisë. Gjithsesi, lojtari e ka refuzuar sepse ai do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe po pret për një ftesë të mundshme nga Turqia”, bën me dije gazetari turk.
Ndërkohë vlen të theksohet se mbrotjësi i krahut të djathtë para pak kohësh la Maqedoninë e Veriut dhe vendosi të veshë fanellën e Shqipërisë U-21. Mungesa e ftesës nga ekipi A dhe fakti që kërkon të jetë protagonist në Turqi dhe të mos ndihet lojtar i huaj, kanë bërë që Kurtunal ndoshta mendon të ndryshohë sërish Kombëtaren.
Gjithsesi lista e Kombëtares shqiptare do të publikohet sot dhe Sylvinho do të flasë gjithashtu në konferencën për shtyp, ku me siguri mund të na tregojë më shumë mbi këtë rast. Kujtojmë se Shqipëria do të luajë Serbinë më 11 tetor, ora 20:45 në Leskovac, duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.