Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E do Shqipëria, talenti që “dashuron” CR7 largohet nga Napoli

Shkruar nga NEWSPORT
E do Shqipëria, talenti që “dashuron” CR7 largohet nga
Luis Hasa

Mesfushori shqiptar Luis Hasa u “projektua” nga mediat italiane si një talent i jashtëzakonshëm, duke rënë në sy te moshat e Juventusit dhe Italisë.

Por aventura te Napoli nuk ka shkuar aspak mirë. Edhe pse 21-vjeçari ka kontratë me kampionët e Serie A deri në verën e vitit 2029, nuk e ka bërë ende debutimin me napolitanët. Sipas “TuttomercatoWeb”, Hasa do të kalojë me formulë huazimi te Carraresen, këta të fundit militojnë në Serie B.

Gjatë kohës kur inkuadrohej me moshat e Juventusit, Luis Hasa ka treguar edhe admirimin për Cristiano Ronaldon. Shqipëria ka kohë që kërkon 21-vjeçarin ti bashkohet grupit të Sylvinhos, por deri tani pa rezultat.    

Poll

Lexo gjithashtu