Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Etnik Brruti ia bën “bum” në merkato?! Pretendentët e LaLiga-s spanjolle i “hedhin grepat” mesfushorit të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Etnik Brruti ia bën “bum” në merkato?!
Etnik Brruti

Etnik Brruti e ka të sigurt largimin nga Malisheva në fund të sezonit, pasi në qershor i përfundon kontrata dhe nuk do të ketë rinovim. U përfol për një kalim të tij të Rijeka, por klubi kroat nuk është i vetmi në garë për shërbimet e 22-vjeçarit.

Për mesfushorin e Kombëtares shqiptare U21, sipas “MarkajNews” ka shfaqur interes edhe klubi i njohur spanjoll, Deportivo La Coruna. Këta të fundit militojnë në LaLiga 2, por janë shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit spanjoll, pra në LaLiga.

Klubi në fjalë e sheh Brrutin si të duhurin për mesfushë, marrë shkas këtu edhe paraqitjet e fundit të 22-vjeçarit me Malishevën në Superligën e Kosovës, ku ka shkëlqyer me disa gola.

Megjithatë, “topi” këtë herë është në krahun e portierit. Do të jetë pikërisht Brruti ai që do të vendosë mes Spanjës dhe Kroacisë.

Kujtojmë që disa muaj më parë, mesfushori u bë “mollë sherri” mes analistëve në Shqipëri dhe atyre në Kosovë. Ishte pikërisht Brruti ai që la Kosovën U21, për ftesën e Sylvinhos, ndërsa tani aktivizohet me Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi.

Poll

Lexo gjithashtu