Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ E konfirmon presidenti i Besiktas, Ernest Muçi krah Di Marias

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ E konfirmon presidenti i Besiktas, Ernest Muçi krah Di Marias
Ernest Muçi & Huseyin Yucel / Angel Di Maria

E ardhmja e Angel Di Maria është ende e paqartë. Sulmuesi argjentinas luajti sezonin e fundit me Benfican në Portugali, por ende nuk ka folur apo vendosur për të ardhmen e tij. Ai tashmë është një lojtar i lirë dhe shumë ekipe po lëvizin.

Por, një klub është më afër se kushdo për ta transferuar yllin argjentinas. Bëhet fjalë Besiktas, me klubin turk që është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e Di Marias. Nëse ky operacion do të kryhej, argjentinasi do të luante krah Ernest Muçit dhe Milot Rashicës.

Për transferimin e Di Marias në Stamboll ka folur edhe vetë presidenti i Besiktas, Huseyin Yucel. “Ne po presim Di Marian pas Copa America sepse kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ai tha që do të vendosë pas Copa America. Nëse vjen, do të vijë falas dhe vetëm për 1 vit. Mos të krijojmë pritshmëri tani”, ishin fjalët e numrit një të Besiktas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga