Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Duhet t’i stimuloj ecurinë e duhur”, trajneri për Asllanin: Është një futbollist i mirë, ka dashur shumë të vijë te Torino

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet t’i stimuloj ecurinë e duhur”, trajneri për
Marco Baroni - Kristjan Asllani

Kristjan Asllani e nisi si titullarë sfidën e djeshme që Torino fitoi 1-0 ndaj Romës. Mesfushori shqiptar padiksutim ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, i cili bëri çdo detyrë siç duhej në mesin e fushës.

Pas triumfit ndaj Romës, mjaft i lumtur ishte Marco Baroni. Trajneri i Torinos foli me superlativa për Asllanin, ndërsa nënvizoi se është një futbollist i mirë dhe se do ta ndihmojë që të zhvillohet akoma më shumë.

“A po më çudit Asllani? Po, por ai është një lojtar i mirë. Duhet t’i stimuloj ecurinë e duhur, por është një futbollist i cili e ka dashur shumë fort që të vijë te Torino pavarësisht faktit se kishte shumë oferta të tjera”, ka theksuar Baroni.

Poll

Lexo gjithashtu